Xavi Hernandez fiton lotarinë në Katar

Xavi Hernandez fiton lotarinë në Katar

Xavi Hernandez cilësohej për shumë vite si mesfushori më i mirë në bote. Duke qenë shtylla e skuadrës së Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, sigurisht nuk ka vuajtur ndonjëherë në aspektin ekonomik, i mirëpaguar nga katalanasit.

Prej dy vitesh, ai është pjesë e klubit të Al-Sad në Katar, ku përfiton një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon, edhe pse është 37-vjeçar.

Xavi-Barcelona-wallpaper-2011

Por së fundmi, të ardhurat e tij janë rritur edhe falë pjesëmarrjes në lotarinë e organizuar nga një bankë në Katar. “Doha Bank”, ka organizuar lotari mes klientëve të cilët kishin marrë pjesë në një plan investimi dhe është bërë e ditur se Çavi ishte fituesi i edicionit të tretë të saj.

Ish-mesfushori i Barcelonës ka përfituar një shifër prej 1 milion rial (rreth 229 mijë euro). “As nuk e prisja”, tha ai për mediat në Katar.

“Kisha hapur një llogari në vitin 2015 dhe kisha marrë pjesë në këtë plan investimi, por nuk e mendoja se do të fitoja edhe kështu nga ai”, deklaroi Xavi.