Xavi i bindur se Guardiola do të fitojë disa trofe këtë stinor

Xavi i bindur se Guardiola do të fitojë disa trofe këtë stinor

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi, beson se Manchester City mund të fitojë “gjithçka” këtë stinor nën drejtimin e Pep Guardiolas.

Xavi, që ishte pjesë e ekipit të Barcelonës që fitoi disa tituj me Guardiolan, thotë se Pep ka mentalitet të fituesit.

“Ai do të dëshirojë që t’i fitojë të gjitha garat këtë stinor, dhe me skuadrën që ai e ka, nuk shoh ndonjë arsye që të mos e arrijë këtë,” ka thënë Xavi, njofton Sky Sports.

“Ai fitoi “tripletën” me Barcëlonën, dhe besoj se është i aftë që të fitoj tre apo katër trofe këtë stinor”, ka thënë ai./Insajderi.com