Wilshere përleshet gjatë një ndeshje me të rinjtë e Arsenalit [video]

Wilshere përleshet gjatë një ndeshje me të rinjtë e Arsenalit [video]

Futbollisti i Arsenalit, Jack Wilshere ka zhvilluar sot një ndeshje me skuadrën U-23 të Arsenalit ndaj Manchester Cityt U-23. Por, mesfushori qëndroi në fushën e lojës  për vetëm 63 minuta lojë.

Ai u përjashtua rreth 30 minuta para përfundimit të takimit, pasi u përlesh me futbollistët e skuadrës kundërshtare.

Gjithçka filloi kur mesfushori anglez ishte objekt i një ndërhyrjeje të ashpër nga një futbollist i të rinjve të Cityt. Wilshere u zemërua me ndërhyrjen e ashpër ndaj tij dhe sulmoi futbollistin e Cityt. Por, përveç këtij futbollisti ai u përlesh edhe me futbollistët e tjerë të skuadrës kundërshtare.

Arsenali U-23 e fitoi ndeshjen ndaj kundërshtarëve të Manchester Cityt me rezultat 4-2. /Insajderi.com