Wilshere mund t’i bashkohet Milanit

Wilshere mund t’i bashkohet Milanit

Jack Wilshere mund t’i bashkohet Milanit gjatë kësaj vere.

Sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport, Arsenali ia ka ofruar Milanit mesfushorin anglez, Jack Wilshere.

Thuhet se Rossonerët janë duke konsideruar transferimin e reprezentuesit të Anglisë, i cili sapo është rikthyer nga një lëndim.

Wilshere, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bournemouth, nuk është në planet e Arsen Wengerit.

Wilshere më herët është kërkuar nga skuadra e Sampdorias, por Arsenali ka refuzuar ofertën e tyre.

Kështu, mesfushori anglez mund të vishet kuqezi gjatë këtij muaji. Wilshere  ka kontratë me Arsenalin vetëm edhe një vit. /Express/