Wilder i shpall luftë Joshuas: Eja në ring, mos ikë më”

Wilder i shpall luftë Joshuas: Eja në ring, mos ikë më”

Deontay Wilder i ka shpallur “luftë” Anhtony Joshuas.

Deontay Wilder vazhdon të jetë kampion në WBC për pesha të rënda pasi arriti ta mbrojë titullin për herë të gjashtë që kur e fitoi në janar të 2015 po ashtu ndaj Bermane Stiverne.

32-vjeçari ashtu edhe siç pritej e fitoi meçin kundër Stiverne, por për dallim nga hera e parë (janar 2015) e bëri me nokaut, ashtu siç edhe premtoi, duke e rrëzuar tre herë që në raundin e parë.

“Bombarduesi i Bronztë” tani ka 39 fitore në karrierë (38 me nokaut), nga 39 meçe, të vetmin qe e ka me pikë, është ai ndaj Stiverne tre vite më parë dhe për këtë arsye u kërkua rimeç.

Ai tani i ka shpallur luftë Anthony Joshuas.

“Kam shumë frustrim. Karriera ime ka qenë e çmendur. Unë dua të dëshmoj se jam më i miri. Unë e di që jam më i miri. Unë dua të dëshmoj se jam më i miri”, u shpreh Wilder.

“Unë e pres këtë luftë një kohë të gjatë. Më dëgjo Anthony Joshua. Unë të shpalli luftë. Unë ka kohë që të pres. Që një kohë të gjatë të pres. Unë e di se jam kampioni e di se jam më i miri. A je gati të më sfidosh?”, shtoi ai.

“Bota e do Joshuan ndaj meje. Unë e dua Joshuan. Nuk ka më arsyetime. Nuk ka më shmangie. Nuk ka më fjalë. Unë jam më i miri, luftoj ndaj më të mirëve. A je gati? Eja këtu i dashur”. /Gazeta Express/