Wikileaks zbulon armët kibernetike të Inteligjencës Amerikane

Wikileaks publikoi ditën e sotme detaje të asaj të mjeteve të hakimit përdorur nga inteligjenca Amerikane CIA.

Wikileaks zbulon armët kibernetike të Inteligjencës Amerikane

Armët kibernetike thuhet se përmbajnë maluerë Windows, Android, iOS, OSX dhe Linux. Disa prej softuerëve janë zhvilluar nga vetë CIA me ndihmën e Mi5 Britanike.

Një zyrtar i CIA reagoi duke thënë: “Ne nuk komentojmë lidhur me autenticitetin e përmbajtjeve apo dokumenteve që kanë të bëjnë me inteligjencën.”

Këto zbulime hedhin dyshime mbi abuzimet e CIA dhe tejkalimin e kompetencave të saj. NSA gjithashtu u përball me një situatë të ngjashëm vite më parë kur Edward Snowden zbuloi shumë sekrete.

Janë mese 8.761 dokumente të cilat tregojnë gjithë arsenalin kibernetike të CIA thoshte Assange. Në këto dokumente shkruhej se CIA kishte humbur kontrollin mbi këtë arsenal.

Agjensia kishte në posedim softuerë të ciltë mund të kontrollojnë pothuajse çdo produkt elektronik të ditëve të sotme sipas Wikileaks.

Publikimi i Wikileaks nuk përmban “armët” kibernetike. Wikileaks nuk do të ofrojë asnjë detaj të softuerit deri në momentin që të bëhet ç’armatimi i CIA dhe analizimi e bllokimi i softuerëve.