WhatsAppi lanson aplikacion të veçantë për biznes

WhatsAppi lanson aplikacion të veçantë për biznes

WhatsApp ka lansuar një aplikacion të ri veçanërisht për biznes “Business app”, raporton GSMArena.

Pronarët e bizneseve të vogla përmes këtij aplikacioni mund të komunikojnë më lehtë me konsumatorët e tyre, transmeton Koha.net. Shumë biznese tashmë e përdorin WhatsAppin si një prej platformave për më tepër efikasitet.

Krahasuar me aplikacionin standard, aplikacioni “Business” do të lejojë informacionet shtesë në faqen e profilit, siç janë përshkrimi i biznesit, adresa e postës elektronike ose dyqanit, dhe faqja e internetit e cila do t’i ndihmojë klientët të komunikojnë me bizneset. Gjithashtu do të ketë hapësirë edhe për komunikimin me mesazhe.

“WhatsApp Business” është lansuar sot në Itali, Meksikë, Britani e Amerikë, ndërsa në regjionet tjera pritet të lansohet më vonë. Ai është në dispozicion vetëm në Android.