Whatsapp sjell një risi te video-thirrjet

Whatsapp sjell një risi te video-thirrjet

Mbi 100 milionë telefonata zhvillohen vetëm në një ditë në Whatsapp. Ndërkohë 75 miliardë mesazhe janë dërguar përmes Whatsappit gjatë natës në vigjilje të Vitit të Ri 2018.

Një tjetër aspekt me rëndësi për Whatsappin është video chat-i ku pritet të ketë një përditësim të rëndësishëm.

WhatsApp bën me dije se tanimë po vjen një përditësim i ri beta, të cilin kompania e ka lëshuar këtë javë, transmeton Shqip. Bëhet fjalë për një veçori të re që shfaq një buton të ri i cili automatikisht ju kalon në video thirrje.

Ky ndryshim inkurajon njerëzit të përdorin videot në vend të thirrjeve me zë.

Funksioni i ri u zbulua për herë të parë nga WABetaInfo, megjithatë, ata thonë se kjo është në dispozicion vetëm për momentin tek njerëzit e regjistruar në versionin beta të WhatsAppit.

Veçoria e re nuk do të mbyllë një telefonatë me zë, por vetëm do ta kalojë atë në një video thirrje me të njëjtin person.