Wesley Clark i përfshirë në skandalin e fshehjes së parave

Wesley Clark i përfshirë në skandalin e fshehjes së parave

Ish-gjenerali i aleancës euro-atlantike NATO, Wesley Clark, i cili udhëhoqi operacionin e NATO-s në luftën e Kosovës, është i përfshirë në skandalin e fshehjes së parave Paradise Papers.

Siç raporton Rrjeti Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) nga informacionet e siguruara nga dosja Letrat e Parajsës, ish-gjenerali Clark  ishte drejtor i një kompanie të lojërave të fatit që kishte hapur një llogari offshore (në det të hapur – që mundëson fshehjen e parave duke i ikur taksave).

Clark kishte qenë gjenerali që kishte urdhëruar Operacionin e Forcave Aleate të NATO-s në Luftën e Kosovës gjatë mandatit të tij si Komandanti i Lartë për Evropë në NATO, gjatë viteve 1997-2000, njofton Insajderi.

Dosja Letrat e Parajsës vjen si rrjedhojë e rreth 13.4 milionë dokumente sekrete që tregojnë dëshmi të evazionit fiskal midis politikanëve të rangut të lartë, përfshirë njerëz të afërt me Donald Trump dhe Mbretëreshën e Britanisë së Madhe.

Hulumtimet e përgatitura nga rreth 200 gazetarë botëror kanë filluar të publikohen sot në gazetat e njohura botërore si: New York Times në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, The Guardian dhe BBC në Britani, e Süddeutsche Zeitung në Gjermani. Këto dosje vijnë në bashkëpunim me Rrjetin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ).

Media gjermane raporton se disa në kabinetin e presidentit amerikan Donald Trump kanë qenë të implikuar. Konkretisht, gazetarët kanë zbuluar teknikat e evazionit fiskal të përdorura nga politikanët super të pasur dhe të rangut të lartë.

Rrjedhja e të dhënave u raportua nga gazeta gjermane’ Süddeutsche Zeitung’, e cili mori të dhënat e rrjedhura nga kompani me bazë në Bermuda, Appleby, një nga firmat kryesore off-shore.

Dokumentet, të quajtura Paradise Papers, tregojnë po ashtu lidhjen midis anëtarëve të kabinetit të Presidentit të SHBA Donald Trump dhe firmave ruse. /Insajderi.com

Për më shumë:

“Paradise Papers” zbulon sekretet e pasurisë së fshehur nga liderë botëror