Werdum përdorë karrigen ndaj kundërshtarit në matje

Werdum përdorë karrigen ndaj kundërshtarit në matje

Të gjithë adhuruesit e UFC dhe MMA donte do të kenë vëmendjen e përqendruar në Londër, ku zhvillohet UFC Fight Night 127 dhe ngjarje kryesore është dueli i kategorisë së rëndë midis brazilianit Fabricio Werdum dhe rusit Alexander Volkov.

Dueli pritet të jetë shumë cilësor, meqë të dy këta luftëtarë po kërkojnë që të kenë edhe një rast për luftë për titull bote në karrierat e tyre, e kjo vlen posaçërisht për Werdumin, i cili e humbi titullin pas disfatës nga Stipe Miocic.

Në ceremoninë e matjes dhe fotografimit zyrtar Werdum e bëri një gjest që do të mbahet në mend dhe do të përflitet gjatë, duke përdorë karrigen ndaj kundërshtarit të tij.

Shikoni videon nga matja zyrtare në Londër.