Kosova tashmë di kundërshtarin e radhës për miqësoret e lejuara nga UEFA. Përfaqësuesja do të takohet më 29 maj me kombëtaren e Shqipërisë në Zyrih të Zvicrës.
Por, Kosova katër ditë më vonë do të luajë edhe me një kombëtare tejet të fortë afrikane, gjë që është konfirmuar edhe nga faqja e Werder Bremenit në ‘Twitter’, ku klubi i ka uruar fat Milot Rashicës.