Wengerit nuk i intereson libri i Jose Mourinhos

Wengerit nuk i intereson libri i Jose Mourinhos

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, tha se ai me siguri nuk do ta lexojë librin e botuar nga trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ku në një pjesë të tij shkruhej se do ta godiste me grusht në fytyrë francezin, nëse do ta takonte jashtë fushës së lojës. Jose Mourinho ka pasur përplasje të vazhdueshme me Arsene Wenger, duke shkuar deri aty sa ta etiketojë publikisht si “specialist në falimentime”.

“Unë flas për futbollin dhe asgjë tjetër,” tha 66-vjeçari Wenger gjatë konferencës së sotme për shtyp. “Nuk kam ndërmend të bëj luftë me askënd, sepse i përqendruar maksimalisht te ndeshja e së shtunës kundër Chelsea.”

Mourinho e përshkroi shumë keq trajnerij Wenger në librin e tij dhe beteja mes tyre ka nisur që në vitin 2005, kur portugezi zbarkoi në Premier League. “Nëse do ta gjej një ditë jashtë fushe do ta godas me grusht” – ka qenë një frazë në biografinë e Mourinho, publikuar nga “Daily Mail”.

Dy trajnerët u shtynë me njëri-tjetrin në zonën teknike në tetor 2014, por Wenger kërkoi falje pas humbjes 2-0.

Ndërkohë, gjatë konferencës së fundit , Wenger shtoi: “Nuk kam asnjë problem personal me askënd dhe i respektoj të gjithë kundërshtarët. Ndoshta edhe unë do të bëj një libër në të ardhmen, por tani nuk jam ende gati. Librin e Mourinho nuk do ta lexoj. Kjo është e sigurt.”