Wenger: Xhaka kundër Xhakës, është çështje brenda familjes

Wenger: Xhaka kundër Xhakës, është çështje brenda familjes

Arsene Wenger mendon se di gjithçka rreth Baselit, kundërshtarit të radhës të Arsenalit në Ligën e Kampioneve.

Ai ka informacione të mirëfillta pasi e ka parë këtë skuadër të mposhte Chelsean dhe Manchester Unitedin në vitet e kaluara, por sidomos sepse ka në radhët e ekipit lojtarë si Mohamad El Neny dhe Granit Xhaka të cilët janë rritur në klubin zviceran.

Ky i fundit ka edhe vëllanë e tij të madh, Taulantin, në radhët e Baselit dhe sigurisht që të dy kanë komunikuar vazhdimisht. Por trajneri francez i Arsenalit mendon se asnjë prej tyre nuk ka treguar plotësisht të vërtetën në këto biseda pasi dëshiron të fitojë duelin brenda familjes.

xhiu

“Po, sigurisht që më kanë ndihmuar pak”, tha Wenger në një intervistë të publikuar në faqen e internetit të klubit. ”Kjo edhe sepse Xhaka luan kundër Xhakës, praktikisht kjo është një çështje brenda familjes. Unë mendoj se ata dy mund t’i fshehin njëri-tjetrit disa të vërteta gjithashtu, por sigurisht që e njohim Bazelin mirë pasi blemë Elneni nga ata një vit më parë.”

Vëllezërit Xhaka janë përballur me njëri-tjetrin edhe gjatë Kampionatit Evropian “Euro 2016”. Graniti përfaqësonte Zvicrën, ndërsa Taulanti Shqipërinë. /Insajderi.com