Wenger: Wilshere është lojtar i klasit botëror

Wenger: Wilshere është lojtar i klasit botëror

Arsene Wenger shpreson se mesfushori Jack Wilshere, të cilin e huazoi tek Bournmouth këtë verë, të kalojë pjesën tjetër të karrierën tek Arsenali.

Jack Wilshere konsiderohej si një prej talentëve më të mëdhenj anglez.  Ai debutoi me Arsenalin kur ishte vetëm 16 vjeçar por për shkak të lëndimeve, karriera e tij ka pasur rënie.  Stinorin e kaluar, ai është paraqitur vetëm në tri ndeshje.

“Ai është lojtar i klasit botëror, dhe ai nuk ka çfarë të më bind mua.  Unë shpresoj që ai të kalojë pjesën e mbetur të karrierës tek ne,” ka thënë Wenger, njofton Sky Sports./Insajderi.com