Wenger tregon përse e refuzoi tri herë PSG-në

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka zbuluar se ai ka refuzuar disa oferta të Paris Saint-Germain në të kaluarën, në mënyrë që të qëndronte tek "Topçinjtë".

Wenger tregon përse e refuzoi tri herë PSG-në

Ish-trajneri i Monacos e Nancy tha se arsyeja e refuzimit të gjigantit francez ishte dashuria e madhe për klubin e tij aktual.

“E dua vendin ku jam, i kam mbetur besnik Arsenalit sepse ky ekip i ka cilësitë, të cilat i dua unë”, tha Wenger kur u pyet se pse e refuzoi PSG-në.

Konkretisht, siq shkruan L’Equipe, Wenger ka pasur oferta nga Paris Saint-Germain në vitin 2011, 2013 dhe 2014.

Arsenali dhe PSG-ja do të takohen nesër mbrëma në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve për këtë stinor. /Insajderi.com