Man United apo Man City, ku do të jetë fati i Sanchezit?
Rivalët e qytetit, Manchester United dhe Manchester City – j anë duke luftuar kokë më kokë për shërbimet e ish asit të Barcelonës, Alexis Sanchez.
Pavarësisht se Sanchez ka edhe pak muaj kontratë me Topçinjtë, mediat britanike raportojnë se Cityzens dhe Djajtë e Kuq janë duke rritur ofertat vetëm për t’i siguruar shërbimet e 29 vjeçarit.
Sido që të jetë, Arsene Wenger ka thënë se nuk ka luftë ofertash mes Manchester City dhe Manchester United për Alexis Sanchez.
Francezi ka qenë i heshtur sa i përket të ardhmes së kilianit, por nuk ka mohuar tentimet që kanë bërë klubet nga Mançesteri.