Wenger pranon se shqetësohet nga “temperamenti” i Xhakës

Wenger pranon se shqetësohet nga “temperamenti” i Xhakës

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se shqetësohet nga temperamenti i Granit Xhakës para ndeshjes derbi kundër Tottenhamit që zhvillohet të dielën.

Xhaka ishte përjashtuar me karton direkt të kuq në fitoren e Arsenalit ndaj Swansea ndërsa ai rregullisht ka treguar anën e tij agresive që kur ka ardhur në Premier Ligë.

“Jam pak i shqetësuar sepse disiplina është shumë e rëndësishme.  Ne duam që të jemi efektivë në të gjitha pozitat dhe në derbi është me rëndësi që të ketë disiplinë,” ka thënë ai, njofton Sky Sports.

“Ai është një lojtar i qetë zakonisht por ndonjëherë i ka reagimet e tij impulsive.  Ai duhet të punojë më shumë në këtë drejtim,” ka thënë ai.

Granit Xhaka u suspendua me tre ndeshje pas atij kartoni të kuq ndërsa të martën shënoi në Ligën e Kampionëve.

Ai pritet të jetë startues në derbin e së dielës marrë parasysh edhe lëndimin e Santi Cazorlas./Insajderi.com