Wenger: Mbappe vlen më shumë se 100 milionë euro

Wenger: Mbappe vlen më shumë se 100 milionë euro

Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger pas ndeshjes miqësore me Wanderers ka folur për lajmet që po qarkullojnë se Arsenali ka bërë ofertë zyrtare për Kylian Mbappen.

Ai ka thënë se kjo gjë është e pavërtetë se Arsenali ka ofruar 123 milionë euro në drejtim të francezit, ai ka thënë se Arsenali nuk ka bërë asnjë ofertë për francezin.

“Nuk është e vërtet, njerëzit kanë një imagjinatë të madhe. Ajo çfarë dimë është se Mbappe vlen më shumë se 100 milionë euro. Pas kësaj është e lirë të imagjinoni çfarë të doni. Por duket se Mbappe do të qëndrojë edhe një sezon në Monacco”, ka thënë Wenger.

Wenger ka folur edhe për të ardhmen e kilianit Alexis Sanchez. Ai ka thënë se Sanchez nuk ka arritur asnjë marrëveshje të re.

Wenger më tutje u shpreh 100 për qind i sigurt se Alex Oxlade-Chamberlain do të vazhdojë të qëndroj në Arsenal