Wenger kërkon durim për Granit Xhakën

Arsene Wenger ka thënë se Granit Xhaka ka një impakt të madh tek Arsenali dhe se është një "top lojtar".

Wenger kërkon durim për Granit Xhakën

Mesfushori zvicran u transferua tek gjiganti anglez gjatë verës nga Borussia Monchengladbach, për shumën e 35 milionë funtave.

Xhaka u transferua tek Arsenal që ka një mesfushë konkurrente, por Wenger thotë se ai është duke u përshtatur mirë.

“Nuk ka të bëjë me cilësitë e tij, ai është adaptuar në ritmin e futbollit anglez. Është punë e çifteve të lojtarëve, Coquelin dhe Cazorla janë përshtatur mirë së bashku, por edhe Xhaka do të luaj”.

“Ai është i fortë dhe po bëhet më i mirë në çdo javë, dhe do të ketë impakt të madh në skuadër”, ka thënë Wenger.