Wenger ka marrë një vendim ndryshe nga dëshira e tifozëve

Wenger ka marrë një vendim ndryshe nga dëshira e tifozëve

“E kam marrë vendimin për sezonin e ardhshëm dhe së shpejti do ta bëj të ditur për të gjithë”, këto ishin fjalët e Wenger, pas humbjes 3-1 kundër ËBA, duke lënë të kuptohet se do të largohej në fund të sezonit numër 20 me “topçinjtë”, edhe si pasojë e protestave në rritje të tifozëve.

Megjithatë, sipas asaj që bën të ditur faqja online e “Sunday Express”, francezi ka vendosur të qëndrojë në “Emirates Stadium” edhe vitin e ardhshëm, si sezonin e tij të fundit londinezët, ndryshe nga ajo që është dëshira më e madhe e tifozëve, shkruan Telesport.

Arsenal ka humbur gjashtë nga nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë dhe pas fitores së Manchester United kundër Middlesbrough ka zbritur në vendin e gjashtë të renditjes së Premier League.

Arsenal ngeci kundër West Brom, në ndeshjen e së shtunës dhe Ëenger tha se pushimet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve do t’ia vështirësonin edhe më shumë gjërat.

“Për të gjetur besimin duhet punuar menjëherë, edhe më fort. Kjo të bën të fortë, por futbollistët e mi do të jetë disa ditë larg skuadrës dhe ri ngritja e ekipit tonë nuk do të jetë e lehtë,” ka thënë francezi Wenger