Wenger justifikohet pas humbjes nga Unitedi

Wenger justifikohet pas humbjes nga Unitedi

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se humbja ndaj Barcelonës është ndier shumë në skuadrës e tij, çka ka bërë që londinezët të humbin edhe sfidën ndaj Manchester United-it në kampionat.

Francezi në konferencën për shtyp para sfidës me Swansean deklaroi se disfata ndaj katalanasve ua ka humbur besimin në vetvete futbollistëve të tij, pasi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve dhanë gjithçka në fushë.

Ne dhamë shumë ndaj Barcelonës dhe ajo disfatë patjetër pati impakt në humbjen e besimit në skuadër”, u tha Wenger gazetarëve.

Wenger në këtë mënyrë u justifikua disi nga disfata që pësoi Arsenali në “Teatrin e Ëndrrave”, 3-2 ndaj skuadrës së Louis Van Gaal-it.

Topçinjtë të martën zhvillojnë duelin ndaj Swansea-s në kuadër të Premier Ligës, ndeshje ku vetëm fitorja i bën punë skuadrës së Wenger-it nëse dëshiron të luftojë edhe më tej për titullin kampion.