Wenger jep të rejat e fundit për të ardhmen e Sanchez

Wenger jep të rejat e fundit për të ardhmen e Sanchez

Tani nuk ka më dyshime Alexis Sanchez do të vazhdojë të qëndrojë te Arsenali edhe pse kontratra e tij aktuale me topcinjtë e Londrës  skadon në verën e vitit 2018-të dhe kiliani ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë.

Arsene Wenger ka vendosur veton duke ia bërë të qartë sulmuesit kilian se është një futbollist shumë i rëndësishëm për skemat e tij dhe do të bëjë çmos për ta mbajtur.

Wenger në të njëjtën kohë i ka lënë të kuptohet Sanchez-it se edhe nëse kërkon me ngulm largimin nuk ka asnjë shans që Arsenali ta lejojë 28-vjecarin të transferohet te Manchester City ose Chelsea.

Pasi ka dëgjuar ato çfarë i ka thënë Wenger edhe vetë Sanchez është dorëzuar dhe ka hequr dorë nga ideja për tu larguar madje, kiliani i cili ka pak ditë që është bashkuar Arsenalit në stërvitje është shfaqur shumë i lumtur që i është bashkuar sërish skuadrës madje në stërvitjen e fundit duke bërë humor me turko-gjermanin Mesut Ozil, Sanchez ka puthur stemën e skuadrës nga Emirates Stadium, njofton supersport.

Një sinjal domethënës ky kiliani ka vendosur tashmë të qëndrojë te Arsenali dhe nuk do të ishte aspak çudi që në muajt e ardhshëm Alexis të rinovojë kontratën e tij me topcinjtë.