Wenger: Jam krenar që i bëra dy gjëra, që s’i ka bërë askush

Wenger: Jam krenar që i bëra dy gjëra, që s’i ka bërë askush

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se është krenar pas triumfit të skuadrës së tij në FA Cup.

Tekniku francez deklaroi se ndjehet krenar për realizimin e dy gjërave që nuk i kishte realizuar askush më parë.

“Unë jam shumë krenar për të bërë dy gjëra që askush nuk i ka bërë më parë. Jam krenar që kam fituar një kampionat pa humbur asnjë ndeshje dhe për të fituar 7 FA Cup”, ka thënë Wenger pas ndeshjes me Chelsean.

Wenger ka thënë se të ardhmen e tij do ta vendos të mërkurën, dhe do ta bëjë publike. /Insajderi.com