Wenger flet rreth mundësisë që Bellerin të transferohet tek Barca

Wenger flet rreth mundësisë që Bellerin të transferohet tek Barca

Barcelona ka kohë që i është vënë pas mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin, por sipas trajnerit të “Topçinjve”, Arsene Wenger, ky është vetëm një spekulim tipik gazetash.

Ai nuk e merr seriozisht kërcënimin që vjen nga klubi katalanas, duke theksuar se lojtari i tij nuk ka shans të largohet nga Londra, aty ku është i abonuar me 11-shin titullar të nënkampionëve të Anglisë. 21-vjeçari iu bashkua Arsenalit në vitin 2011 dhe vjet rinovoi për gjashtë sezone.

Edhe pse spanjolli është një produkt i “La Masias”, Wenger nuk pret që ai të rikthehet te Barcelona.

“Jo, nuk shqetësohem. Ai sapo ka firmosur një kontratë të re me ne dhe ka plot vite përpara. Jua them sërish se është shumë e vështirë t’i marrësh seriozisht këto gjëra”, është shprehur francezi në konferencën për shtyp para ndeshjes me West Brom-in (të shtunën) në Premier League, njofton telesport,

Barcelona thuhet se do të ofrojë rreth 40 milionë euro për anësorin e djathtë.