Wenger edhe dy vjet tek Arsenali

Wenger edhe dy vjet tek Arsenali

Arsene Wenger ka informuar Arsenalin se e ka ndërmend të vazhdojë kontratën edhe për dy vjet.

Sipas së përditshmes “Daily Mail” raporton se gjatë një takimi të mbajtur javën e kaluar, francezi u ka thënë drejtuesve të klubit se dëshiron të vazhdojë kontratën.

Pas dyshimeve rreth të ardhmes, Wengeri tani është i vendosur që të qëndrojë dhe të shfrytëzojë pasurinë e klubit për transferime.

Një fitore e mundshme ndaj Manchester Cityt të dielën do ta ndihmojë wengerin në kauzën e tij pas rezultateve të dobëta.

Tifozët e Arsenalit janë mjaftë të pakënaqur me të arriturat e skuadrës së tyre të preferuar pas humbjes dhe eliminimit të turpshëm nga Bayern Munchen me rezultat të përgjithshëm 10 me 2.

Arsenali do ta ketë mjaftë të vështir kualifikimin në ligën e kampionëve pasi që ka ngecur në vendin e 6 me 50 pikë./Insajderi.com