Wenger e krahason Alexis Sanchez me Suarezin

Wenger e krahason Alexis Sanchez me Suarezin

Arsene Wenger do të vazhdojë të luaj me Alexis Sanchez në sulm dhe thotë se kiliani mund të bëhet sikur Luis Suarez për Barcelonën.

Wenger është nën presion nga tifozët e Arsenalit për të blerë një sulmues, dhe deri tani ka dështuar ta bëjë një gjë të tillë.  Jamie Vardy ka refuzuar të largohet nga Leicester ndërsa Lyon ka refuzuar ofertën për Lacazette, shkruan Sky Sport.

Pushimi i zgjatur i Olivier Giroud pas Euro 2016 nxiti Wenger që Sanzhezin ta pozicionoj si sulmues ndaj ndeshjes që Arsenali e humbi 4 me 3 në shtëpi nga Liverpool.

“Ai ka kualitete të ngjashme me Suarezin,” ka thënë Ëenger.  “Kur Sanchez luan në krah, ai humb shumë energji duke u kthyer edhe prapa. Kështu që dua që të shfrytëzojë energjinë e tij duke shkuar prapa mbrojtësve të ekipit kundërshtar sepse ai mund të shënojë.  Ai ka luajtur në këtë pozitë edhe në të kaluarën”, ka shtuar ai./Insajderi.com