Wenger e komenton kështu debutimin e Mustafit

Arsene Wenger ka thënë se Mustafi dhe Lucas ishin paksa të nemocionuar për debutimin e tyre me Arsenalin në Premier Ligë.

Wenger e komenton kështu debutimin e Mustafit

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi dhe transferimi tjetër i Arsenalit Lucas Perez, debutuan për ‘Topçinjtë’ të shtunën në fitoren prej 2:1 ndaj Southampton.

Dy lojtarët bën paraqitje tejet të mirë në ndeshjen e tyre të parë, teksa trajneri Arsène Wenger dhe mendimin e tij për lojën e tyre.

“E vërejta se dy lojtarët nuk janë në gjendje shumë të mirë fizike”, tha Wenger. “Shkodrani dhe Lucas ishin më të mirë në pjesën e dytë, pasi në pjesën e parë ishin nervoz, e që është normale”.

“Ata ishin paksa të habitur me ritmin dhe përkushtimin që duhet të kesh në Premierligë, por do të mësohen me këtë”, deklaroi Wenger.

Arsenali do të ndeshet me Paris Saint Germain të martën në mbrëmje, në xhiron eparë të Ligës së Kampionëve këtë sezon. /Insajderi.com