Wenger e di se si mposhtet Barcelona

Wenger e di se si mposhtet Barcelona

Arsene Wenger u ka bërë thirrje lojtarëve të tij të luajnë si skuadër nëse duan të mposhtin cilësitë individuale të Barcelonës.

Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar, të njohur kolektivisht si ‘MSN’, do të paraqiten në Stadiumin “Emirates” të martën në mbrëmje e që këtë sezon kanë shënuar 91 gola në të gjitha garat së bashku.

Wenger e di rrezikun e skuadrës nga rajoni i Katalunisë, por thotë se mund ta mundin Barcelonën nëse luajnë si skuadër e bashkuar.

“Unë e di që individualisht Messi,Suarez dhe Neymar kanë një talent të jashtëzakonshëm”, thotë francezi Arsene Wenger.

“Mënyra e vetme për ti mposhtur ata është të luajmë si kolektiv. Me qetësi, kompaktësi të madhe dhe inteligjencë po ashtu”, deklaroi Wenger.

Arsenali dhe Barcelona ndeshën të martën në kuadër të fazës së 1/16 të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Londër ndërsa ajo e kthimit zhvillohet pas dy javësh në Barcelonë.