Walker: Politikanët e Kosovës nuk janë patriotë

Ambasadori William Walker, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, thotë se kriza aktuale në Kosovë dhe gjithë problemet që e shqetësojnë vendin, tregojnë se sistemi politik nuk po funksionon.

Walker: Politikanët e Kosovës nuk janë patriotë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Walker ia atribuon përgjegjësinë jo vetëm politikanëve të vendit, sidomos qeverisë, por edhe problemeve të trashëguara nga ato që ai i quan gabime të organizatave dhe faktorëve ndërkombëtarë që kanë vepruar në vend që pas çlirimit.

Mendoj se është një krizë shumë serioze jo vetëm politike por e përgjithshme që tregon se çfarë ka ndodhur në Kosovë që nga pavarësia madje nga çlirimi. Ka shumë çështje që janë akumuluar psh radikalizmi I të rinjve të Kosovës. Kush mund ta mendonte se Kosova do të kishte në përqindje kaq të lartë të të rinjsh që do të bëheshin xhihadist, pasta krimi I organizuar, mungesa e shtetit ligjor, korrupsioni, të gjitha këto vijnë nga një qeveri që nuk po funksionon”, thotë Walker.

Ai thotë se Qeveria nuk duhet ta shikojë opozitën si një armik dhe se duhet të dialogojë me tan ë mënyrë që këta të fundit të mos e përdorin dhunën.

Por sqaron se nuk është pro dhunës, teksa shpjegon edhe raportin e tij me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ambasadori Walker foli edhe për planin e tij për të organizuar diasporën shqiptare nga të gjitha vendet e Ballkanit, për të rritur ndikimin e tyre. /Insajderi.com