Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen doemos do të duhet t’u paguajë konsumatorëve një shumë rekord prej rreth 13.6 miliardë euro (15 miliardë dollarë) për t’i t�" />

VW pajtohet t’u paguajë dëmet milionëshe konsumatorëve

VW pajtohet t’u paguajë dëmet milionëshe konsumatorëve

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen doemos do të duhet t’u paguajë konsumatorëve një shumë rekord prej rreth 13.6 miliardë euro (15 miliardë dollarë) për t’i tërhequr paditë, njofton The Independent.

Marrëveshja do ta kushtojë VW rreth 4.5 miliardë euro (pesë miliardë dollarë) më shumë nga ajo që përflisnin mediat.

Njëherit, ky do të jetë edhe programi më i madh automobilistik i blerjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si dhe skandali më i shtrenjtë në historinë e autoindustrisë, shkruan Insajderi.

Marrëveshja zyrtarisht do të bëhet sot në gjykatën në San Francisko. Vitin e kaluar, Agjencia për mbrojtjen e mjedisit jetësor shpalosi se automjetet e Volkswagen-it janë të pajisura me softuer i cili mashtron testet e emetimit të gazrave. /Insajderi.com