VV skeptike se nga kush është sjellë ligji për ushtri

VV skeptike se nga kush është sjellë ligji për ushtri

Nisma e Presidentit Thaçi për formimin e ushtrisë së Kosovës, për Lëvizjen Vetëvendosje po cilësohet jo e koordinuar.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Presidenti Thaçi projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri, e solli dikur edhe në fund të mandatit.

“Edhe para zgjedhjeve të vitit 2014 janë sjellë disa amendamente kushtetuese që mundësonin formimin e Forcave të Armatosura. Në atë kohë Qeveria e Kosovës u tërhoq vet nga ato amendamente kushtetuese. Edhe atëherë këto amendamente u sollën pak para zgjedhjeve”, ka thënë Ymeri.

Ymeri më tej ka theksuar se “duke pasur parasysh rrethanat në të cilat veprojmë, duket se do duhet ta ndjekim një procedurë të shpejt që FSK-në ta bëjmë ushtri”.

Ai gjithashtu ka theksuar se si Lëvizje Vetëvendosje janë skeptik ndaj mënyrës se si është sjellë në Kuvend, Projektligji për FSK-në dhe nga kush është sjellë.

“Kemi njëfarë skepticizëm të mënyrës se si është sjellë ky ligj e besa edhe ndaj personit që e ka sponsorizuar këtë ligj, Hashim Thaçit”, ka thënë Ymeri.

E në anën tjetër, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka theksuar se pavarësisht vërejtjeve serioze që kanë në strukturimin e këtij projektligji, Vetëvendosje mbështet ndryshimet kushtetuese.

Selimi ka theksuar se më tej se presidenti Thaçi ka bërë një gabim të madh duke mos u koordinuar me faktorët ndërkombëtarë për këtë./Insajderi.com