VV pretendon se ka një audio-inçizim ku Shaqir Totaj fyen Mytaher Haskukën

VV pretendon se ka një audio-inçizim ku Shaqir Totaj fyen Mytaher Haskukën

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një audio-inçizim që pretendon se dëgjohet kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, teksa thotë se “ka ardhur koha që qytetin e Prizrenit mos me ja lonë në dorë njerëzve që s’dinë me fol shqip”, duke iu referuar Mytaher Haskukës, kandidatit të VV-së për kryetar.

Po ashtu, në të njëjtin audio-inçizim, sipas degës së VV-së në Prizren, dëgjohet Shaqir Totaj teksa flet me nënçmim për komunitetin turk.

“A mendon se dikush tjetër, turqelia që s’din me fol shqip, ka me ardh me ta rregullu cashtjen e ujit e t’rrymës?”, dëgjohet teksa thotë Totaj në një prononcim tjetër, i cili, sipas LVV-së, është bërë në një tubim parazgjedhor në Has.

Shaqir Totaj dhe gjuha e urrejtes

Nga konferenca për medie, 8 tetor 2017Ky audio-incizim, shpërfaq edhe një herë metodat që tash e një kohë i aplikon kandidati i PDK-së dhe ekipi i tij në garën për të parin e Prizrenit. Zëri që dëgjohet në këtë incizim është i Shoqir Totajt, kandidatit për kryetar të PDK-së. Pjesa e parë është nga një tubim parazgjedhor në Has, ndërsa e dyta në një tubim në lagjen “Jeta e Re”. Prej fjalive të shkëputura mund të dëgjohet porosia e tij për pjesemarrësit – citoj:“A mendon se dikush tjetër, turqelia që s’din me fol shqip, ka me ardh me ta rregullu cashtjen e ujit e t’rrymës?” dhe "Ka ardhë koha që duhet me menu, që qytetin e Prizrenit edhe Hasin mos me ia lonë në dorë njerëzve që s’dinë me folë shqip." Aludimi është i qartë, ai shpif për kandidatin e LVV në Prizren, z. Mytaher Haskuka, gjoja nuk është shqiptar.Pos shpifjes, mesazh i tij shpërfaq një gjuhë të padëgjuar të urrejtjes, gjuhë përçarëse dhe fashiste. Këto incizime na kanë sjellë qyetarët tanë të cilët kanë qenë tejet të frustuar nga një gjuhë e tillë fashiste e përçarëse. Jo që kjo është e rendësishme në këtë garë, por për t'ua demantuar shpifjen, dua t'ju tregoj që Mytaher Haskuka për nga etnia është shqiptar. Shumica e qytetarëve të Komunës sonë i njohin shumë mirë, si kandidatin, ashtu edhe familjen Haskuka. Gjyshi i Mytaherit ka qenë ndër të burgosurit e parë politikë shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ka vuajtur 4 vite burg, mes viteve 1945 e 1949, nga regjimi i Jugosllavisë për çështje kombëtare. Prof. dr. Mytaher Haskuka është njëri prej themeluesve të Departamentit të Psikologjisë pranë Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron në gjuhën shqipe mbi dhjetë gjenerata të studentëve tanë. Ai ka doktoruar në Stamboll dhe studimet postdiplomike i ka kryer në Mynhen. Para se të kyçet në politikë, ai ka punuar për 10 vite në UNDP. Dy herë është zgjedhur deputet në Parlamentin e Kosovës, me përkrahje të madhe të qytetarëve të Komunës sonë dhe më gjerë. Prof. dr. Mytaher Haskuka flet 5 gjuhë dhe në secilin aspekt është shumë më superior kundrejt kandidatit të PDK-së. Si në aspektin akademik, si në aspektin profesional, si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin moral. Në pamundësi për të fituar përkrahje në terren, me këtë diskurs shpifës e përçarës, debatin për të parin e qytetit në rrethe të mbyllura ai tenton të kompenzoj me shpifje dhe etiketime, një teknikë kjo e vejetër e shkollës së SHIK-ut. Ky diskurs pastaj përçohet nëpërmjet portaleve dhe skuadrave të tyre nëpër media sociale, të cilët tërë debatin se kush është më i miri për të qeverisur me Prizrenin provojnë me ulë në nivele fisnore. Slogani me fjalën “ndryshim” në të, dhe me “kandidatin i ri”, nuk mjafton për të ndryshuar PDK-ja as veten, e lëre më Komunën e Prizrenit. Prizreni njihet për një bashkëjetesë tradicionale, e Shaqir Totaj dhe mendësia e tij e cënon këtë, dhe shkon më tej duke i cënuar vlerat demokratike të këtij vendi, duke i përcmuar komunitetet, duke shpërndarë gjuhë të urrejtes, e duke u munduar të fitojë me një rajonalizëm mesjetar, e duke u munduar të instalojë fashizëm. Ndryshimi i domosdoshëm në Prizren vjen vetëm me njerëz të ndershëm, të dijshëm e punëtorë. Ne jemi të bindur që LVV, në krye me kandidatin, prof. dr. Mytaher Haskuka.

Posted by Lëvizja Vetëvendosje – Prizren on Sunday, 8 October 2017

Vetëvendosje, teksa ka postuar këtë audio-inçizimi në Facebook, ka shkruar se gjuha që pretendohet të ketë përdorur Totaj, është raciste, shpifëse e përçarëse, raporton Insajderi.

“Aludimi është i qartë, ai shpif për kandidatin e LVV në Prizren, z. Mytaher Haskuka, gjoja nuk është shqiptar. Pos shpifjes, mesazh i tij shpërfaq një gjuhë të padëgjuar të urrejtjes, gjuhë përçarëse dhe fashiste. Këto incizime na kanë sjellë qyetarët tanë të cilët kanë qenë tejet të frustuar nga një gjuhë e tillë fashiste e përçarëse”, thotë VV.

Në këtë reagim, LVV thotë se kandidati i saj për kryetar në Prizren nuk i përket komunitetit turk, por është shqiptar. Për këtë deklarim, partia e Visar Ymerit publikon edhe fakte.

“Jo që kjo është e rendësishme në këtë garë, por për t’ua demantuar shpifjen, dua t’ju tregoj që Mytaher Haskuka për nga etnia është shqiptar. Shumica e qytetarëve të Komunës sonë i njohin shumë mirë, si kandidatin, ashtu edhe familjen Haskuka. Gjyshi i Mytaherit ka qenë ndër të burgosurit e parë politikë shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore”, shprehet Vetëvendosje.

Levizja Vetëvendosje e quajti mesjetar Shaqir Totajn, sepse sipas tyre, mendësia e tij cënon vlerat demokratike të këtij vendi.

“Prizreni njihet për një bashkëjetesë tradicionale, e Shaqir Totaj dhe mendësia e tij e cënon këtë, dhe shkon më tej duke i cënuar vlerat demokratike të këtij vendi, duke i përcmuar komunitetet, duke shpërndarë gjuhë të urrejtes, e duke u munduar të fitojë me një rajonalizëm mesjetar, e duke u munduar të instalojë fashizëm”, ka thënë VV.

Përveç Haskukës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Totajt nga Partia Demorkatike, në garën për Komunën e Prizrenit janë të përfshirë edhe Hatim Baxhaku i Lidhjes Demokratike, Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën dhe Lulzim Kabashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /Insajderi.com