VV përgatit kallëzim penal kundër qeverisë

VV përgatit kallëzim penal kundër qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje po përgatit një kallëzimi penal ndaj vendimit të qeverisë së Ramush Haradinaj për të ja rritur rrogat vetes.

Kështu tha deputetja Albulena Haxhiu e cila konsideron se ky vendim është i jashtëligjshëm.

“Vendimi i paligjshëm i Qeverisë për rritjen e pagave, është në kundërshtim edhe me Ligjin për Buxhetin e vitit 2018 dhe ka implikime buxhetore rreth 8 milion Euro. Ne jemi duke i bërë kallëzimet penale dhe shumë shpejt do t’i deponojmë ato”, shkroi ajo në Facebook.

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi deklaroi sot se pagat e rritura me vendim të kryeministrit Haradinaj nuk janë ekzekutuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza. /Insajderi.com