VV nuk ka koment për dorëheqjen e Haradinajt

19.02.2016 17:01
VV nuk ka koment për dorëheqjen e Haradinajt

Dorëheqja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës, ka zënë në befasi partinë partnere në opozitë, Vetëvendosje.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar zyrtarët e VV-së për të marrë një përgjigje nëse dorëheqja e Haradinajt ka qenë e planifikuar si pjesë e veprimeve të përbashkëta të Opozitës së Bashkuar.

“Nuk kemi koment tani për këtë çështje, mund të flasim pas gjysmë ore”, ka thënë Tinka Kurti, nga zyra për media e VV-së.