VV: Një vit pas nënshkrimit, dy marrëveshjet janë të parealizueshme

VV: Një vit pas nënshkrimit, dy marrëveshjet janë të parealizueshme

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media, ka thënë se vitin e kaluar Kosovës iu kurdisën dy dëme të mëdha, nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

Sipas kësaj komunikate Qeveria kishte në plan që t’i bënte fakt të kryer marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave serbe dhe atë për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, deri në dhjetor të vitit të shkuar, por sipas tyre ato janë stopuar për shkak të mobilizimit qyetatarë.

“Ato janë të parealizueshme. Sot një vit, Kosovës i kanosej themelimi i Zajednicës. Por një vit më vonë, pamundësimi i themelimit të saj është dëshmuar si triumf i organizimit dhe vendosmërisë qytetare”.

Në komunikatë më tutje thuhet se Kryeministri Isa Mustafa dhe Presidendi Thaçi, kishin planifikuar diçka të tillë si një fat për Kosovën.

“Atë që Mustafa dhe Thaçi e kishin parashikuar si fat për Kosovën, qytetarët e saj e ndalën sepse e cilësuan si fatkeqësi për vendin dhe të ardhmen e secilit. Ato që planifikonte t’i realizonte për dy – tre muaj, Qeveria nuk arriti t’i përfundojë as për 12 muaj. Pavarësisht se nënshkruesit duan ta kthejnë e ta ngjallin këtë projekt, “Zajednica” është projekt i vdekur falë kundërshtimit qytetar “.

VV paralajmëron se e njëjta do të ndodhë edhe me marrëveshjen për demarkacionin.

“Më 1 shtator përgjigjia për demarkacion jepet në shesh. Aty tregohet vullneti dhe fitorja do të jetë e qytetarëve.’’, thuhet në komunikatën Vetëvendosjes. /Insajderi.com