VV: Menaxhmenti i RTK-së paraqet rrezik për demokracinë dhe fjalën e lirë

VV: Menaxhmenti i RTK-së paraqet rrezik për demokracinë dhe fjalën e lirë

Partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj transmetuesit publik të Kosovës, RTK, të cilët përmes një njoftimi ditën e sotme kishin tentuar që sulmin e fundit me bombë në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, ta lidhin me Vetëvendosjen.

“Sot, menaxhmenti i RTK-së paska marrë sërish rolin e prokurorisë duke tentuar për të disatën herë ta lidh Vetëvendosje-n me sulmet e fundit me bomba.”

“Lëvizja Vetëvendosje sa herë ka pasur të thotë diçka ndaj RTK-së e ka thënë publikisht. Ne asnjëherë nuk kemi bërë aksione natën dhe pa praninë e medieve. Tendenca e menaxhmentit të RTK-së që në vazhdimësi të jap gjykime të tilla, është e papranueshme dhe e shpërfaq sheshit rolin e këtij mediumi që të propagandojë në mbrojtje të klanit Pronto dhe Qeverisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sulmi ndaj drejtorit të RTK-së, Mentor Shala ka ndodhur mbrëmjën e djeshme, derisa është raportuar se nuk ka pasur të lënduar. /Insajderi.com