VV mbështetë protestën e AAK-së për Haradinajn

VV mbështetë protestën e AAK-së për Haradinajn

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen protestës së thirrur për të shtunën nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas vendimit të gjykatës në Francë për të shtyrë vendimin për Ramush Haradinajn.

Përmes një komunikate për media, VV ka thënë se vazhdimi i masës “që e mban të izoluar Ramush Hardinajn, nuk është cenim vetëm i personit të tij, por sulm ndaj vetë luftës sonë çlirimtare”.

“Edhe më serioze bëhet situata kur kuptojmë se kjo po bëhet nga fletarrestet e porositura në Serbi”, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Për këtë arsye, Lëvizja VETËVENDOSJE! përkrah protestën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të Ramush Haradinajt. Ftojmë të gjithë qytetarët që konsiderojnë të padrejtë këtë proces që mospajtimin e tyre ta manifestojnë në protestën e ditës së shtunë””.

Protesta do të mbahet të shtunën në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00./Insajderi.com