VV premton ushqim 3 herë në ditë për protestuesit

VV premton ushqim 3 herë në ditë për protestuesit

Vetëvendosje nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook, kanë kërkuar nga qytetarët dhe bizneset që të dhurojnë  ushqim për protestuesit.

“Sot ka filluar tubimi masiv i qytetarëve dhe i mbështetësve të kauzave opozitare në sheshin përballë Kuvendit të Kosovës. Qëllimi i këtij tubimi është që të ndalë bërjen e Hashim Thaçit president dhe të shkaktojë dorëheqjen e qeverisë në mënyrë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të reja”, thuhet në këtë postim.

Sipas VV-së, në shesh janë mbledhur mijëra qytetarë, të cilët do të rrinë aty disa ditë me radhë.

“Për të gjithë këta njerëz do të organizohet furnizimi me ushqim, tre herë në ditë. Ushqimet do të dhurohen nga qytetarët e nga bizneset e vogla, dhe për këtë arsye, i bëjmë thirrje të gjithë simopatizantëve e mbështetësve që mund të na ndihmojnë, të kontribuojnë me ushqime”, thuhet në këtë thirrje.

VV ka caktuar Nazile Balën si personin kontaktues për donatorët e mundshëm.