VV: Kompania e djalit të kryeministrit bashkëpunon me njeriun e afërt të Millosheviqit

VV: Kompania e djalit të kryeministrit bashkëpunon me njeriun e afërt të Millosheviqit

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një konferencë për media të paralajmëruar si një ngjarje në të cilën do të zbulojnë një skandal që lidhet me kryeministrin Isa Mustafa, por ajo çfarë kanë prezantuar ka qenë ri-aktualizim i skandalit të mëhershëm të kompanisë së djalit të kryeministrit.

Bëhet fjalë për kompaninë “Makcar”, i cili menaxhohet nga Besnik Mustafa, djali i Isa Mustafës që kishte fituar tender pikërisht nga zyra e kryeministrit të Kosovës.

E reja që VV pretendon se ka zbuluar është bashkëpunimi që kjo kompani ka bashkëpunim të ngushtë me biznesmenin serb, Miroslav Mishkoviq.

VV

Sot përpara se VV të dalë në konferencë për të treguar këtë detaj, Insajderi ka zbuluar se Qeveria Mustafa ka pajisur me licencë për biznesin e terminaleve kompaninë e drejtuar nga djali i kryeministrit Isa Mustafa. Kompania “INTEREUROPA KOSOVA L.L.C”, bazuar në të dhënat e regjistrimit të biznesit është në pronësi të kompanisë sllovene “Intereuropa D.D”, dhe  Hazbi Hasanit.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, tha se kompania e djemve të kryeministrit Mustafa, kompani për shitjen dhe servisimin e veturave BMË në Kosovë, po bashkëpunon me kompaninë e njeriut që ka qenë zëvendëskryeministër i Serbisë gjatë periudhës në të cilën pushtetin në Serbi e ka pasur krimineli Sllobodan Millosheviq.

“Zyra e kryeministrit pati shpallur tenderin për mirëmbajtjen e veturave, tender i iu dha djalit të Isës. Ndërkaq, kjo kompani po bën import intensiv të autopjesëve nga Serbia, gjegjësisht me kompaninë “Delta Motors” e Miroslav Mishkoviqit”, ka thënë Konjufca,

Sipas Konfjucës, prej ardhjes në pushtet të Isa Mustafës, kjo kompani ka rritur eksportin në Kosovë,

“Paratë e taksapaguesve të Kosovës po shkojnë te Mishkoviqi në Serbi. Kështu, Kosova është kthyer në një koloni tregtare të Serbisë”, ka thënë Konjufca.