VV kërkon sqarim për tërheqjen e njohjes nga Surinami

04.11.2017 19:23
VV kërkon sqarim për tërheqjen e njohjes nga Surinami

Këtë javë që po e lëmë pas, përfaqësuesit e Serbisë dhe mediat atje kanë shkruar se Beogradi ka lobuar që shteti i Surinamit ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas Beogradit lotimi i tyre ka pasur sukses dhe Suriname ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por, në Qeveri thonë se ende nuk ka arritur një dokument i tillë që i vërteton pretendimet e Serbisë. Ndërkaq opozita vlerëson se Qeveria duhet të jetë me sy qelë thellimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet që e kanë njohur Kosovën dhe me ato vende që nuk e kanë bërë një gjë të tillë ende.

Vjosa Osmani deputete e LDK-së ka insistuar se tërheqja e pavarësisë është e pakthyeshme.

“Nga ajo që kemi parë në media është një format shumë i çuditshëm që i referohet një entiteti që në fakt nuk ekziston Kosova Metohi që nuk ekziston dhe deklarata e pavarësisë e cila është konfirmuar edhe me opinion këshill dhënës të GJND-së e cila ka konfirmuar pavarësinë e Kosovës, pra ky është një proces i pakthyeshëm”, ka thënë Osmani për RTV 21 .

Në anën tjetër Donika Kadaj-Bujupi nga VV ka paralajmëruar se këtë çështje do ta ngritin në kuvend për të kërkuar sqarim nga MPJ.

“Ne do ta ngritim këtë çështje në parlamentin e Kosovës sepse kemi dëgjuar vetëm nëpër media dhe nuk kemi informata nga ministra se për çfarë bëhet fjale, do të ishte një nismë e keqe në fakt ato paralajmërimet tona se kjo politikë e jashtme por edhe zhvillimet e brendshme të jashtme”, ka thënë Kadaj-Bujupi./Insajderi.com