VV kërkon interpelancë për 53 milionë eurot e Bechtel & Enkas

VV kërkon interpelancë për 53 milionë eurot e Bechtel & Enkas

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka parashtruar kërkesë për interpelancë lidhur me pagesën e 53 milionë eurove shtesë të qeverisë së Kosovës që po ia bën Bechtel & Enkas për autostradën “Arbën Xhaferi”.

VV thotë se prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për vendimin dhe se “për këtë skandal Qeveria duhet të japë llogari në Kuvend”.

“I bëjmë thirrje Kryeministrit mos të fshihet pas ‘agjendës së ngarkuar’ por të paraqitet brenda afatit në Kuvend”, thuhet në njoftimin e VV-së.