VV: Dorëheqja e Humollit tregon se demarkacioni është i papranueshëm

VV: Dorëheqja e Humollit tregon se demarkacioni është i papranueshëm

Për Lëvizjen Vetëvendosje, dorëheqja e profesorit të gjeografisë, përfaqësues i Fakultetit të Shkencave Natyrore në Komisionin për matjen e territorit të Kosovës, Faton Humolli, është lajm i mirë.

Sipas VV-së, dorëheqja e tij tregon se sa i papranueshëm është ky komision.

“Dorëheqja e cila ndodhi sot nga gjeografi i vetëm që ishte pjesë e këtij komisioni, dhe arsyet që ai i kishte dhënë në letrën e bërë publike, flasin për një punë joprofesionale të këtij Komisioni dhe për të gjetura që rrjedhimisht do të jenë jovalide dhe të papranueshme”, ka thënë zëdhënësi i VV-së për Insajderin.

Sipas tij, ani pse opozita e ka bojkotuar këtë Komision, doli kundërshtia nga ekspertë të pavarur, “për shkak se ky Komision domosdoshmërisht synon që ta mbrojë versionin aktual, pra të jetë në shërbim të pushtetit”.

“Komisioni për matjen e territorit ka qenë një ide absurde, e cila nga ne është kontestuar që në fillim, për shkak se zgjidhjen e kemi parë tek rishqyrtimi i tërësishëm i demarkacionit dhe këtë e kemi konsideruar veprim të qeverisë që ta neglizhojë dhe ta pamundësojë zgjidhjen e krizës së demarkacionit”, ka thënë Hoti nga VV.

Me vendosjen e Hivzi Islamit në krye të Komisionit sipas VV-së, u shpërfaqë saktësisht qëllimi i këtij Komisioni, që në fakt janë “përfundimet e ditura paraprakisht e të cilat i mbronte qeveria, që Kosova nuk humbet territor”.

“Akademiku Islami e ka mbrojtur edhe me herët versionin aktual të demarkacionit dhe në vazhdimësi ka dalë në krah të politikave të pushtetit”, ka thënë zëdhënësi i VV-së.

Profesori i gjeografisë, Faton Humolli u tërhoq nga Komisioni pasi sipas tij, Komisioni nuk ka bërë fare matje dhe e ka ditur paraprakisht rezultatin e matjes./Insajderi.com

Humolli “zbulon” mashtrimin e qeverisë: Komisioni nuk bëri asnjëherë matje