VV: Brohoritjet që ia pamundësuan fjalimin Shpend Ahmetit

Kur erdhi radha e Kryetarit Shpend Ahmeti, brohoritjet e vazhdueshme të banorëve të Kodrës së Trimave “VETËVENDOSJE! – VETËVENDOSJE!, “Fitore – Fitore”, ia pamundësuan atij fjalimin.

VV: Brohoritjet që ia pamundësuan fjalimin Shpend Ahmetit

Sonte u mbajt tubimi i tretë me radhë në lagjen Kodra e Trimave, ku qindra të pranishëm, mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kërkonin mandatin e dytë të qeverisjes sonë në Prishtinë. Folësit e këtij tubimi shumë herë u ndërprenë nga brohoritjet e masës, për VETËVENDOSJE!-n, për fitore!

Nënkryetari i Lëvizjes Dardan Sejdiu tha se sa herë po vijmë në Kodrën e Trimave, po bindemi në fitoren tonë pa balotazh, po bindemi në fitoren tonë për Kuvend Komunal.

“Është tubimi i tretë me radhë në këtë lagje, dhe secilin herë e më shumë po na forcohet bindja për fitore bindëse që me 22 tetor. Angazhimi i qytetarëve të Kodrës së Trimave për VETËVENDOSJE!-n, ka bërë që Lëvizja jonë të rritet në vazhdimësi, dhe fitorja jonë të jetë e pakontestueshme”, tha ndër të tjera Sejdiu. Ai më tej numëroi zotimet e realizuara në mandatin e kaluar, duke shprehur bindjen se në mandatin e dyte, me shumicë në Kuvend do t’i realizojmë edhe 100 Zotimet tjera.

Persona të infiltruar brenda sallës hodhën sprej lotsjellës për ta prishur këtë tubim, por kjo nuk ndikoi fare në uljen e entuziazmit të qytetarëve të pranishëm në sallë.

Kur erdhi radha e Kryetarit Shpend Ahmeti, brohoritjet e vazhdueshme të banorëve të Kodrës së Trimave “VETËVENDOSJE! – VETËVENDOSJE!, “Fitore – Fitore”, ia pamundësuan atij fjalimin.

Kodra e Trimave kishte vendosur, për numrin 10, për VETËVENDOSJE!-n, për fitore pa balotazh, për fitore edhe në Kuvend Komunal.