Vuk Jerimiq i thotë Vuçiqit: Eja në debat, të tregoj për vëllanë tënd

Vuk Jerimiq i thotë Vuçiqit: Eja në debat, të tregoj për vëllanë tënd

Kandidati për president të Serbisë, Vuk Jeremiq, e ka ftuar kryeministrin aktual të vendit, njëherësh kundërshtar të tij në garën për president, Aleksandar Vuçiq, për një ballafaqim në një debat televiziv.

Jeremiq ka thënë se e ka ftuar Vuçiqin në duel televiziv për t’i treguar atij në fytyrë se si e njeh Serbia vëllanë e tij, shkruan Express.

Andrej Vuçiq, vëllai i kryeministrit serb, prej kohësh përflitet për veprimtari të jashtëligjshme në Serbi, përderisa Aleksandar Vuçiq vetë përpiqet të paraqitet në opinion si një njeri i ndershëm, që jeton në një banesë të vogël.

Madje, disa kongresistë amerikanë i kanë përmendur udhëheqësit serb vëllanë problematik, në një letër të dërguar në adresë të tij.