Vuçiqi shpreson që serbët e Kosovës ta mirëkuptojnë anulimin e vizitës së tij

Vuçiqi shpreson që serbët e Kosovës ta mirëkuptojnë anulimin e vizitës së tij

Kandidati për president të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendimi për të mos udhëtuar në Kosovë, saktësisht në Leposaviq, ku nesër parashihej të merrte pjesë në një tubim zgjedhor, nuk ka të bëjë me ndalimin që ia ka bërë shteti i Kosovës por me faktin që ai nuk dëshiron ta destabilizoj situatën.

Madje Vuçiqi shpreson e Kosovës e kuptojnë shumë mirë arsyen e anulimit të kësaj vizite dhe të mos e marrin si dorëzim të tij, para asaj që ai e quajti “shantazh të Prishtinës”.

“Në asnjë mënyrë nuk jam dorëzuar para presionit dhe cirkut të rregullave të Prishtinës”, tha ai për televizionin publik serb.

Ai tha se vendimi i Prishtinës që ai të vizitojë Serbinë por me disa kushte, sikurse qëndrimi i kufizuar kohor në Kosovë, nuk është arsye pse ai e ka anuluar vitin.

“Ata nuk mund të na japin urdhra neve”, tha kryeministri serb.