Vuçiqi: Po ta njihnim Kosovën, çdo gjë do të lulëzonte

Vuçiqi: Po ta njihnim Kosovën, çdo gjë do të lulëzonte

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është i vetmi lideri Ballkanit Perëndimor që po merr pjesë në Samitin botëror kushtuar ndryshim ti të klimës që me iniciativë të kryetarit francez Emmanuel Macron po mbahet në Paris.

Vuçiq në margjina të samitit ka folur, me ironi ose me dykuptimësi , siç di të bëjë shpesh, edhe për ecjen e vendit të tij drejt BE-së, njofton Koha.net.

Siç njofton “vecernje novosti”, Vuçiq ka thënë:

“Nëse Serbia nesër ia heq sanksionet Rusisë dhe e njeh pavarësinë e Kosovës, do të shihnit se do të bëheshim kampionë në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve po atë ditë e pavarësia në gjyqësor do të lulëzonte. Por ata në Bruksel e bëjnë punën e vet, e puna jonë është Serbia”.

Ai e ka njoftuar opinionin serb se Macron gjatë verës së ardhshme do ta vizitojë Serbinë.