Vuçiq viziton Kosovën në mars

Vuçiq viziton Kosovën në mars

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka njoftuar se kryeministri Aleksandar Vuçiq do ta vizitojë Kosovën në 20 ditët e ardhshme.

“Vuçiq do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit serb në veri dhe jug të lumit Ibër dhe do të bisedojë për jetesën e serbëve në Kosovë”, ka thënë Gjuriq për RTS-in, përcjellë Gazeta Express.
Sipas Gjuriq, situata e serbëve në Kosovë është shumë e rëndë.

“Pa ndihmën aktive dhe solidaritetin e të gjithë Serbisë serbënt nuk mund të mbijetojnë”, ka thënë ai.
Ndërkohë, drejtori i Zyrës për Kosovën ka hedhur poshtë pretendimet se i janë udhëzime deputetëve serb të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.