Vuçiq u kërkon serbëve në Kosovë të mos përfshihen në krijimin e Forcave të Armatosura

Vuçiq u kërkon serbëve në Kosovë të mos përfshihen në krijimin e Forcave të Armatosura

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ka bërë thirrje sot serbëve të Kosovës, që të mos përfshihen në krijimin e Forcave të Armatosura.

“Ftoj serbët që të mos përfshihen në krijimin e Forcave të Armatosura së Kosovës, edhe ata në jug, edhe ata në veri”, tha Vuçiq, duke shtuar se kjo nuk duhet të bëhet derisa nuk ka ndonjë marrëveshje.

Gjithashtu Vuçiq tha se i kanë thënë që forcat e Kosovës që përmbajnë edhe serbë brenda tyre nuk janë kërcënim për Serbinë.

Vuçiq këtë deklaratë të tij e lidhi me të kaluarën historike, kur tha se në kohën e Turqisë dhe Austro-Hungarisë edhe këto dy perandori kishin rekrutuar serbë në ushtritë e tyre dhe pastaj serbëve u është dashur të luftonin edhe mes vete.

Edhe Lista Serbe, që përkrahet nga Beogradi është deklaruar vazhdimisht kundër ndryshimeve kushtetuese që e kthejnë FSK-në në Forca të Armatosura të Kosovës.