Vuçiq tregon çfarë bisedoi me presidenten kroate

Vuçiq tregon çfarë bisedoi me presidenten kroate

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka udhëtuar në Beograd si e ftuar në inaugurimin e presidentit të ri serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq dhe Grabar-Kitaroviq kanë biseduar në katër sy, kurse presidenti i Serbisë ka thënë se beson se marrëdheniet ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve do të përmirësohen deri në fund të vitit.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve se me presidenten kroate ka biseduar për problemet konkrete dhe se është shumë i kënaqur me takimin.

Të kujtojmë se presidentja kroate vitin e kaluar ka qenë pjesëmarrëse edhe në inaugurimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Marrëdhëniet e Serbisë dhe Kroacisë janë në pikën më të ulët, pasi që të dy shtetet janë në një garë të armatimit dhe marrjes së primatit në Ballkanin Perëndimor.