Vuçiq thotë se kosovarët do të sulmojnë serbët për rastin e Haradinajt

Vuçiq thotë se kosovarët do të sulmojnë serbët për rastin e Haradinajt

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq e i cili po pretendon të bëhet president i këtij vendi, dje ka nisur fushatën për kryetar të Serbisë, ai ka tërhequr vërejtjen edhe rreth zhvillimeve aktuale e të mundshme në Kosovë duke thënë se ka informata për sulme kundër serbëve.

“Ata që mendojnë që rastin Haradinaj ta shfrytëzojnë për sulme kundër serbëve, meqë kam marrë disa informata se çfarë po përgatitet, mos të mendojnë se diçka të tillë guxojnë dhe mund ta bëjnë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq, ka folur edhe për takimin e sotëm me Federica Mogherinin në Beograd, ai ka thënë se nuk do të bisedojë edhe për Ramush Haradinajn, të cilit dje iu zgjat ndalimi në Francë deri më 6 prill.

“Nuk e di a është temë e saj kjo apo jo, ndoshta ajo ka tema të tjera, do të shohim”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq duke shtuar se “nuk e di se çfarë kërkojnë ata nga ne, por e di se çfarë ne kërkojmë nga ta”.

Vuçiq duke folur për situatën në Maqedoni ka theksuar se “nuk do të lejojë që dikush të bëjë probleme të ngjashme në Serbi”./Insajderi.com